Identifikohet një sulmues i Shtëpisë së Alfabetit në Manastir (VIDEO)

21:22 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka gjetur profil AND-në e një mashkulli, si njëri prej personave që ka sulmuar Shtëpinë e Alfabetit në Manastir. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, njoftoi se ata janë angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikim e personave që e kanë kryer aktin.

“Teknika kriminalistike, me anë të metodave të forenzikës, ka gjetur një profil ADN të një mashkulli, tani për momentin akoma të paidentifikuar janë egzaminuar edhe vijat papilare në pjesë të shishes, e cila është gjuajtur me benzinë tek Shtëpia e Alfabetit, janë të kyçur të gjitha shërbimet”, ka thënë Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.

Nuhiu gjithashtu bëri të ditur se policia ka bastisur edhe dy shtëpi, për dy të dyshuar tjerë, që mendohet të kenë qenë të përfshirë në ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme