I shfuqizohet paga e deputetit Nikolla Gruevskit

15:20 | 30 Janar 2019
A. B.

Gjithsej 53 deputetë votuan “për” ligjin e ri për pagat e deputetëve, me të cilin parashihet që deputetët ta humbin të drejtën e marrjes së pagës nëse dënohen me burg më shumë se gjashtë muaj.

Asnjë deputet nuk votoi kundër, ndërsa Talat Xhaferi votoi “i përmbajtur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jam i bindur në zgjidhjen e ligjit dhe për këtë arsye do të jem ‘i përmbajtur’, por jam i detyruar të respektoj procedurat e Kuvendit”, tha Xhaferi.

Ligji i ri për pagat e deputetëve është kështu: “nëse deputeti është i dënuar me vendim të plotfuqishëm me dënim më të madh se gjashtë muaj, e humb të drejtën për pagë, marrje tjera personale dhe kompensim të harxhimeve të rrugës”.

Propozues të këtij propozim-ligji ishin Snezhana Kalleska-Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memedi dhe Rexhail Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme