Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG. Mësohet se një i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër.
Personi në fjalë kishte pasur probleme me gomën e fugonit dhe i riu shqiptar kishte ndaluar për ta ndihmuar.
Mediat zvicerane kanë shkruar se një veturë i ka goditur shqiptarin dhe personin që ai po e ndihmonte.
Viktima është Elmedin Asani nga Reçica e Madhe e Tetovës. Familjarët dhe shokët thonë se ai gjithmonë ka qenë i gatshëm të ndihmojë të tjerët, dhe ndërroi jetë duke ndihmuar. Bujaria shqiptare ka qenë karakteristikë kryesorja e tij, transmeton Gazeta Lajm.
Ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur aksidenti, por policia ka nisur hetimet duke u bazuar edhe tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...