Në Bularat qindra nacionalistë grekë kanë marshuar në thirrje për Greqinë, Vorio- Epirin dhe heroin e tyre Kostandinos Kacifas, të cilit i kanë hapur dhe arkivolin për ta kaluar “nën flamur”.
Ka nisur tashmë ceremonia mortore e 35 vjeçarit të vrarë nga forcat RENEA. Trupi i të riut është bërë publik për të gjithë, pavarësisht se ka mëse 10 ditë që ka vdekur.
Arkivoli i tij i hapur ka kaluar poshtë një flamuri të madh grek në shenjë simbolike teksa kishte thirrje të tipit “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”.
Tashmë pritet që përfaqësuesit fetarë të ardhur nga Greqia të mbajnë një meshë e më pas të shkohet për të varrosur trupin e 35 vjeçarit.
Ndërkohë në vendin ku ka humbur jetën Kacifas pas përplasjes me armë me RENEA-n, një grup i shtetasve grekë të ardhur në fshatin Bularat, kanë shkruar fjalën “hero” përmes gurëve.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...