Google ADS

Hyn në fuqi vendimi, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Serbisë me kartë identiteti

15:49 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Sipas marrëveshjes së re për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa, për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

✅ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021 ?, ka hyrë në fuqi marrëveshja…

Posted by Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë on Thursday, January 21, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme