Emiri i ri i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar të riemërohet brenda, ndërsa ka filluar edhe procesi i informimit të bashkësisë ndërkombëtare për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia dhe Greqia kanë dorëzuar letër të përbashkët deri tek sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilën informojnë për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutën 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneriteti strategjik në mes palëve.
Dje nga OKB konfirmuan se janë njoftuar për hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe paralajmëruan se menjëherë me emrin e ri do të njoftohet edhe Këshilli i Sigurimit dhe Kuvendi i Përgjithshëm.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë