Nga sot, hyn në fuqi Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i miratuar në shkurt të këtij viti, i cili u vonua për t’i dhënë kompanive dhe institucioneve në vend mundësinë për t’u përshtatur me ndryshimet.
Me zbatimin e këtij ligji, u bë harmonizimi me Rregulloren e Përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 27 prillit 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale.
“Duke marrë parasysh sfidat e reja në lidhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që shfaqen çdo ditë, veçanërisht e drejta për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që të adresohen më mirë sfidat në fushën e privatësisë që dalin nga përdorimi i shtuar i teknologjisë informatike dhe globalizimi sa i përket përpunimit të të dhënave personale, në Republikën e Maqedonisë duke filluar nga 24 gusht 2021, fillon me zbatimin e plotë të Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga njëra anë, ajo mundëson harmonizimin normativ dhe praktik të legjislacionit të Maqedonisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me ligjin e Bashkimit Evropian në këtë fushë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP).
Kompanitë dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave nga vendet e BE -së në Maqedoni deri më tani kanë punuar në përputhje me rregulloret evropiane, gjegjësisht ligjin tonë, i cili është plotësisht i harmonizuar me këtë dokument./Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...