Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka përjetuar humbje të vërtetë në zgjedhjet lokale. Kjo parti ka humbur edhe ato komuna të cilat konsideroheshin si bastione tradicionale.
Fitues i zgjedhjeve lokale konsiderohet LSDM, e cila ka shënuar fitore që në rrethin e parë në rreth 40 komuna.
OBRM-PDUKM ka marrur komunat e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Çeshinovës dhe Probishtipit. Partia e Gruevskti udhëheq edhe në Shtip për rreth 1 për qind, si dhe në Kavadar dhe Novaci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM-ja ka humbur komunat e Gazi Babës, Butelit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Aerodromit, të cilat deri tan kanë qenë nën udhëheqjen e OBRM-PDUKM, por edhe Komunën e Prilepit dhe Manastirit.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, me rreth 60% të votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit udhëheq Petre Shilegov nga LSDM, para kandidatit të OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski.
LSDM ka arritur të fitojë në Butel, Gjorçe Petrov, Haraçinë, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...