Humb jetën një punëtor nga Tetova, bie nga vinçi metalik

14:19 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Tetovari R.B. (67) ka vdekur dje pas orës 16:00 pasi paraprakisht rreth orës 14:30 minuta ka rënë nga vinçi, derisa ka qenë duke punuar në qarkun e firmës private nga Poroj.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, tashmë i ndjeri është ngjitur në vinç dhe duke montuar gypa të pompës betonike, ka rënë nga vinçi.

“Me lëndime të rënda para orës 16:00 është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së parë është dërguar për në klinikat e Shkupit, por gjatë rrugës ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Ai shtoi se prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punojnë në ndriçimin e plotë të rastit./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme