Humb jetën nga koronavirusi trafikanti më i madh i drogës në Serbi

23:46 | 12 Prill 2020
Trina Galanxhi

Një ndër trafikantët më të mëdhenj në Serbi ka humbur jetën nga koronavirusi. Mediet serbe raportojnë se është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm trafikanti Dragoslav Kosmajac, në Qendrën Klinike-Spitalore në Beograd.

Kosmajac ka qenë një ndër njerëzit më të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, por mungesa e provova ka bërë që të mos dënohet në vendin e tij.

Emri i tij u bë i njohur për publikun kur në verën e vitit 2014, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti atë “trafikantin më të madh të drogës” dhe njoftoi arrestimin e tij.

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsa Stefanoviç, atëherë formoi një ekip special për të provuar lidhjen e Kosmajcit me krimin e organizuar, por dështuan.

Kosmajac u arrestua dhe pasuria e tij u konfiskua përkohësisht, megjithatë, policia dhe prokuroria nuk dolën me prova për rolin e tij në tregtinë e drogës. Në vend të kësaj, ai u akuzua për evazion fiskal./zhurnal/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme