Google ADS

Hoxha tregon planet e Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë rreth bashkëpunimit me AUV-in e Kosovës

17:51 | 16 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Në seancën e përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës, është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë, Arjanit Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info

“Në fushat e bujqësisë?, menaxhimit të ujërave?, pylltarisë dhe zhvillimit rural?️, të dy vendet synojnë të nxisin bashkëpunimin e përbashkët në mënyrë që të arrihet integrim i suksesshëm në Bashkimin Evropian. Të dyja palët do të bashkëpunojnë në fushën e programeve IPARD”, ka shkruar Hoxha.

Njoftimi i plotë:

Në Seancën e sotëm të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut?? dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës??, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi? midis Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka përvojë shumëvjeçare në shfrytëzimin e instrumenteve financiare të para-anëtarësimit në BE (IPARD) dhe përmes këtij Memorandumi shpreh gatishmërinë e saj për të ndarë përvojat në këtë fushë me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës. Në fushat e bujqësisë?, menaxhimit të ujërave?, pylltarisë dhe zhvillimit rural?️, të dy vendet synojnë të nxisin bashkëpunimin e përbashkët në mënyrë që të arrihet integrim i suksesshëm në Bashkimin Evropian. Të dyja palët do të bashkëpunojnë në fushën e programeve IPARD.

Takime dypalëshe janë planifikuar të organizohen së shpejti, në këto takime dypalëshe do të nënshkruhen edhe dokumente të tjera bashkëpunimi, siç janë Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e politikës veterinare dhe sigurisë ushqimore?? dhe Protokolli midis Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e karantinës së bimëve dhe mbrojtjen e bimëve???.

Të ngjashme