Google ADS

Hoxha: Qeveria nuk ka shumë konkrete për financimin e zbatimit të Ligjit të gjuhëve

16:37 | 16 Janar 2019
A. B.

Për momentin Qeveria nuk ka shumë konkrete për atë se sa do të jetë shuma për financimin e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar për këtë qëllim u ndanë 100 milionë denarë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

“Pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare të gjitha institucionet janë të obliguara që të mundësojnë kushte për zbatimin e ligjit në praktikë. Çdo institucion duhet të bëj analiza të kapaciteteve të tyre dhe sipas këtyre analizave të ndërmarrin hapa të cilët do të mundësojnë përmirësimin e kapaciteteve dhe resurseve njerëzore në lidhje me zbatimin e Ligjit për gjuhët. Me Ligjin është paraparë edhe formimi i inspektoratit i cili do ta monitorojë zbatimin e Ligjit nga ana e të gjithë institucioneve. Për momentin nuk ka shuma të sigurta për ndikimin financiar, gjegjësisht se sa kjo mund t’i kushtojë Maqedonisë, por, vitin e kaluar u siguruan 100 milionë denarë për zbatimin e këtij ligji në praktikë”, tha Muhamed Hoxha.

I pyetur se si do të mundet të zbatohet ky Ligj në komunat dhe institucionet ku nuk ka të punësuar asnjë shqiptar, Hoxha tha se Ligji vlen për të gjitha institucionet që ekzistojnë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme