Në çarshinë e Shkupit disa prej bizneseve të vogla punonin, por kishte pak qytetarë që dëshironin të harxhonin.
Disa prej bizneseve e shfrytëzonin këtë periudhë për të rinovuar lokalet e tyre.
Nebi Hoxha nga Oda e Maqedonisë Veri Perëndimore thotë se situata në terren për mikro-bizneset nuk është e mirë.
“Situata në teren nuk është e mirë, bizneset mikro dhe të vogla, janë në një situatë mjaftë e vështirë sepse një numër shumë i madh i tyre, apo gati se të gjitha në shumë sektorë janë të mbyllura dhe nuk funksionojnë. (04 57) Sipas gjitha analizave ne si Oda Ekonomike që vazhdojmë në përditshmëritë nga anëtarët tonë, del se pritjet kanë qenë më të mëdha dhe se shumicat e bizneseve nuk janë të kënaqur me masat”, tha Nebi Hoxha Kryetar Odës Ekonomike.
Ankesat për masat e qeverisë më së shumti vijnë nga bizneset e mëdha. Para 2 ditëve pronarët e hoteleve thanë se nuk do të përdorin masat e Qeverisë sepse, siç theksuan, ato janë të pamjaftueshme dhe selektive.
Pyetëm kryetarin e OEMVP Nebi Hoxha, se përveç ankesave, këto kompani a kanë treguar solidaritet dhe a kanë bërë donacione tani në kohë krize? Ai u përgjigj:
“Kemi kompani që në këtë situatë kanë treguar përgjegjësi shoqërore duke u nisur nga kompanitë që nuk i ka goditur kjo pandemi edhe kompanitë tjera që kanë qenë me bilanc pozitiv të cilët në formë të ndryshme kanë kontribuar me mjete higjienike, mjete ushqimore dhe me mjete shëndetësore”, tha Nebi Hoxha Kryetar Odës Ekonomike.
Masat e Qeverisë për kompanitë sipas Hoxhës janë të vonuara dhe jo në përputhje me kërkesat e Odës Ekonomike.
Ai gjithashtu theksoi se një ndër masat e para ishte masa e pagave të punëtorëve, që arrin vlerën prej 14,500 denarë ku në të cilat hyjnë edhe kontributet./TV21/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...