MBPEU do të jetë partner me bujqit, ndërsa bashkë me ta do të jetë edhe partner me blerësit që të mund ta përforcojmë bujqësinë si degë, sepse nga ajo varet edhe zhvillimi i ekonomisë së shtetit tonë, porositi ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arianit Hoxha pas marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Trajan Dimkovski.
“Më vjen mirë që në Ministri gjej ekip i cili ka punuar dhe ka projekte të mira të cilat po vijojnë, por ne mundemi edhe më shumë dhe më mirë të punojmë. Prioritet do ta kemi që të jemi partnerë me bujqit dhe blerësit që bashkërisht ta zhvillojmë këtë degë. Njëherësh, prioritet do ta kemi edhe harmonizimin e legjislacionit me atë evropian që të mundemi më shpejtë të kemi qasje te fondet si të gjitha shtetet e tjera evropiane. Përmes bujqësisë do të përpiqemi që të hapim vetëpunësim për bujqit që të munden të kenë jetë dinjitoze dhe të ardhmen e tyre ta ndërtojnë këtu në shtetin tonë dhe në këtë mënyrë të mund ta shfrytëzojmë gjithë mundin e bujqve që të ecim para”, tha Hoxha.
Ai gjithashtu tha se MBPEU është ministri komplekse dhe sfidë e madhe për të dhe për partinë që e ka propozuar që të munden të punojnë në interes të bujqve Ish ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski i falënderoi të gjithë ata, të cilët, siç tha, gjatë periudhës së kaluar kanë punuar me të dhe e kanë ndihmuar që të sjellin progres në agrosektorin në vend dhe bujqit për komunikimin e tyre të sinqert dhe të hapur.
Ai përkujtoi një pjesë të masave që u ndërmorën gjatë tre viteve të kaluara, përmes të cilave, siç tha, MBPEU tregoi kujdes për bujqësinë dhe se në secilën situatë është me bujqit, ndërsa njëherësh edhe vendosi praktikë të pagesës me kohë dhe pa dallime të subvencioneve për bujqit. Për mbi 53 për qind rekorde, siç theksoi, u rrit edhe shfrytëzimi i masave nga programi IPARD.
Ai paralajmëroi se me ndihmën e Bankës Botërore do të ndërtohen qendra blerëse-shpërndarëse për produkte bujqësore në rajonin e Shkupit, Resnjës dhe të Strumicës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...