Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha në paraqitjen e tij të sotme deklaroi se nga ky subjekt politik mbeten në qëndrimin se duhet bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, me qëllim mposhtjen e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
I pyetur për shumicë të re parlamentare, Hoxha tha se për këtë do të diskutohet pas zgjedhje lokale.
“Mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta mposhtim BDI-në në komunat ku marrim pjesë në raundin e dytë.
Këto janë zgjedhjet lokale, legjitimiteti për zgjedhjet parlamentare, pra për një qeveri të re vjen nga zgjedhjet parlamentare.
Mbetet të shihet pas zgjedhjeve se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ecë skena politike më pas”, tha Hoxha./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...