Hotelierët kërkojnë lehtësira në kufi

15:23 | 9 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Hotelierët kërkojnë të hiqet nevoja për dorëzimin e certifikatave ose testit PCR për hyrje në Maqedoni, që të mos dështojnë turet me mysafirë të huaj nga vendet fqinje, të cilët duhet të vijnë në Ohër dhe Strugë për festat e ardhshme të Pashkëve dhe 1 Majit.

“Shohim që vendet përreth dhe vendet e tjera, disa prej tyre janë duke i zbutur masat, disa prej tyre i kanë hequr plotësisht kufizimet dhe masat kundër Covid 19 ndërsa në vendin tonë kërkohet certifikatë vaksinimi. Mendoj se kjo mund të bëjë dëm të madh, nëse e dimë se në vendet përreth, Serbi, Mal të Zi, këto masa janë hequr”, tha Vllado Suklloski- punëtor turistik.

“Është mirë të mendohet urgjentisht për heqjen e masave në vend, sepse po afrojnë festat dhe sezoni turistik, i cili duhet të jetë i suksesshëm pas njoftimeve që kemi. E gjithë kjo shton shpenzim dhe tension shtesë tek turistët”, tha Jakim Malenko- pronar i agjencisë turistike.

Duhet të ndiqen shembuj nga destinacionet e afërta, thonë nga sektori i turizmit.

“Një test PCR në Mal të Zi kushton 60 euro kurse prenotimi dyditor dhe treditor është 70 euro. Nëse zbuten masat nëpër kafene, restorante e kështu me radhë, është mirë, por që të vijë turisti, në kufij duhet të lirohen këto masa”, tha Vllado Suklloski- punëtor turistik.

Nga ky sektor thonë se përveç Odave, më të zëshëm në këto kërkesa duhet të jenë edhe kryetarët e Ohrit dhe Strugës. Komisioni për Sëmundje Infektive për momentin nuk ka rekomanduar heqjen e masave të tilla dhe nuk ka asnjë njoftim se mund të ndodhë së shpejti. /Alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme