Për shkak të procedurave të gjata dhe të komplikuara administrative për marrjen e subvencioneve dhe mospagimin e tyre dhe për tre vitet e fundit, operatorët e huaj turistik po e anashkalojnë vendin, reagojnë nga sektori i turizmit. Në takimin e sotëm në Ohër me njerëzit e parë të Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit, hotelierët kërkuan ndryshime në këtë sektor.
“Në vend që ta rritim numrin e fluturimeve posaçërisht nga vendet e Beneluksit, ne kemi shënuar rënie të numrit të fluturimeve. Dhe kemi operatorë turistikë të markave të klasit botëror që heqin dorë nga Ohri dhe Maqedonia. E gjithë kjo është për shkak të mënyrës së komplikuar të mbledhjes së dokumenteve, shumë dokumentacion, afate shumë të shkurtra”, tha Donço Tanevski, Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM).
“Ne kemi një ngecje në të cilin operatorët e huaj turistik nuk munden të presin me muaj ose vite për t’u paguar. Kohët e fundit kemi pasur situata kur vendet tona fqinje po marrin gjithnjë e më shumë operatorë të huaj turistik”, theksoi Asim Mexhedoviq, pronar i një agjencie turistike.
Por nga Agjencia e Turizmit mbrohen. Ata thonë se i kanë paguar rregullisht subvencionet për turet e huaja. Ata tur-operatorë turistikë që nuk morën para, gjoja nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.
“Propozimet tona tani do të modifikohen pak si në procedurë ashtu edhe në segmentin e pagesave, sepse jo të gjitha tregjet janë të njëjta. Një treg paguhet 65 euro dhe tjetri 15 dhe 25 euro. Ne duhet ta ndryshojmë atë”, u shpreh Ljupço Janevski, Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.
Shoqata e Hoteleve paralajmëron se nëse shteti nuk dëshiron që sektori i turizmit në vend të shënojë rënie vitet e ardhshme, atëherë do të duhet të ndryshojë diçka urgjentisht, dhe së shpejti do ta informojnë publikun për humbjet në këtë sezon./alsat/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...