Holanda sonte do të vendosë për Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Komisioni për Çështje Evropiane në parlamentin holandez konsiderohet si vendimtar për drejtimin që do të marrin bisedimet e vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me vendimin që duhet ta marrin më 15 tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një letër që shefi i diplomacisë së Holandës e ka dërguar për deputetët e vendit të tij, thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë shumë hapa pozitiv në vitet e kaluar.
“Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin dhe janë marrë hapa të dukshëm për agjendën reformuese. Vazhdimi i rasteve të PSP-së është siguruar me transferimin e tyre në Prokurorinë Themelore. Hap i rëndësishëm që duhet të merret është miratimi i ligjit, i cili do të parandalojë korrupsionin e lartë në të ardhmen. Për këtë çështje ka konsultime intensive në mes opozitës dhe qeverisë. Kjo përmomentin nuk ka sjellë epilog konkret”, thotë ministri Stef Bllok.
Ndryshe, ditë më parë Gjermania solli vendim për të mbështetur hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...