Google ADS

Historiani i Serbisë e mohon kombin maqedonas dhe Maqedoninë

23:42 | 28 Prill 2017
M. A.

Një historian, politikan dhe ish-diplomat i Serbisë është kategorik se kombi maqedonas nuk ekziston dhe e mohon krejtësisht ekzistencën e shtetit të tashëm (Maqedonisë).

Milan Protic, i cili dikur ishte kryetar komune i Beogradit, e ambasador i Serbisë në vitin 2001 në Zvicërr dhe Lihtenshtajn, e aktualisht është nënkryetar i Partisë Krishtere-Demokrate të Serbisë (DHSS) thotë në një emision televiziv në Serbi se kombi maqedonas “është krijesë artificiale” e ish-të parit të ish-Jugosllavisë socialiste, Josip Broz Tito.

“..Maqedonët i ka krijuar Tito. çfarë kombi është ky ? nuk është kurrfarë kombi ky (maqedonët e sotëm). Të mos bëjmë shaka. Ata (Maqedonët) i ka krijuar Tito-ja; ua ka shpikur gjuhën, ua ka shpikur indentetin…,” thotë Protic.

Protiç thotë se identiteti i Maqedonisë artificialisht është bërë edhe përmes ndarjes së kishës ortodokse, për të krijuar kishën maqedonase ortodokse.

“Ata (maqedonët) janë krijuar në gjysëm të shekullit të kaluar, përndryshe ai (kombi maqedonas) nuk ekziston. Edhe në Bosnjë është pothuajse e njëjta gjë… vetëm se atje identiteti është i ndërlidhur me aspektin fetar, ndërsa në Maqedoni madje nuk është as në atë mënyrë, por në mënyrë artificiale është dashur që të ndahet kisha (ortodokse), e të shpallet kisha e re maqedonase,” thotë Milan Protiç.

SIpas këtij historiani, politikani dhe diplomati Serb territori i Maqedonisë së sotme ishte dikur territor i Serbisë … ?!

“Është bërë një eksperiment edhe me territorin të cilin me luftërat ballkanike i ka fituar Serbia, një pjesë i ka takuar (i është dhënë) Bullgarisë, një pjesë Greqisë, ndërsa kjo pjesa e Vardarit i ka takuar Serbisë… » thotë Protiç.

Maqedonia i ka këto probleme: Grekët nuk ia pranojnë emrin, Bullgarët nuk ia pranojnë (nuk ia njohin) as gjuhën as kombin, Serbia nuk ia pranon (nuk ia njeh) kishën (ortodokse). çfarë sheti është ky ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme