Sot në mbrëmje është shfuqizuar masa për ndalimin e qarkullimit të kamionëve në rrugën Mavrovë-Dibër, e vendosur në orën 15:00 për shkak të reshjeve të borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Për shkak të reshjeve të borës sot pasdite u vendos ndalesë të qarkullimit të kamionëve edhe në rrugën Gostivar-Strazhë, njoftojnë nga LAMM.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë me lagështi, ndërsa reshje të borës ka në Kriva Pallankë, Straçin, Krushevë dhe në vendet malore Bukovë, Gjavato dhe Plletvar.
Nga atje bëjnë thirrje që të vozitet me kujdes dhe të kihet kujdes me shpejtësinë e veturave./telegrafi
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...