Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës të dielën para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) në Beograd.
Sipas Hill, legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve.
“Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”, shkroi ai në platformën X.
DASH-i i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-ne për rezultatin e zgjedhjeve
Diplomati amerikan ka potencuar po ashtu se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, derisa ka shtuar se “duke qenë se policia ruan rendin publik, ajo duhet të bëjë të pamundurën për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat civile”.
Mes tjerash, ambasadori Hill theksoi se ka besim të plotë se Serbia do të i kaloj këto sfida.
“Kam besim të plotë se Serbia do t’i kalojë këto sfida me demokracinë e saj të forcuar. Të gjithë qytetarët e Serbisë kanë të drejtë të dëgjohen për të shprehur pikëpamjet e tyre politike në mënyrë paqësore dhe pa përdorur dhunë”, theksoi Hill.
Ndërsa DASH-i u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, një ditë pas protestës së dhunshme në Beograd ku më shumë se 30 demonstrues janë arrestuar gjatë protestës së koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” në kryeqytetin serb.
Lexo edhe:
DASH-i i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-ne për rezultatin e zgjedhjeve
“Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e DASh-it për Zërin e Amerikës.
Në protestën e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” që është zhvilluar të dielën, qindra protestues kanë tentuar të futen brenda Asamblesë Komunale të Beogradit, duke thyer xhamat e dyerve dhe dritareve në shenjë revolte, duke nxitur reagimin e autoriteteve./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...