Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe qëndrimin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se SHBA angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ambasadori Hill në një intervistë për “N1” ka folur edhe për rolin e tij në kohën e luftës në Kosovë dhe bisedimet e atëhershme me presidentin serb Slobodan Millosheviq si dhe ato që po zhvillohen tani në dialogun Kosovë-Serbi.
“Kur u ktheva në Serbi më shumë se 20 vjet më vonë, u habita që çështja mbeti po aq aktuale sa herën e fundit që u interesova për të. Ndërkohë kam punuar në shumë vende të tjera të botës, kam qenë në Lindjen e Mesme, në Azinë Lindore dhe kur kam parë se çështja e Kosovës është ende një burim i tensionit të madh…”.
“Pikëpamja ime personale dhe jam i lumtur të them se pajtohen me mua shumë vende, përfshirë BE-në, të cilat kanë marrë përsipër detyrën jo shumë të lehtë që të ndihmojnë dialogun, qëndrimi im personal është se ne kemi nevojë për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Që kufiri të mos jetë një kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin. Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, tha ambasadori Hill, shkruan Arbresh.info
Prandaj, Hill thotë se shpreson që procesi i udhëhequr nga Lajçak të vazhdojë.
“Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë e ardhme i pret. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet. Unë nuk do t’ju jap një pikëpamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për këtë, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut dhe do të doja që kjo të vazhdojë”, tha ai./arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...