Qyteti i Tetovës rrezikon të mbetet pa ujë të pastër të pijshëm.
Një nga hidrocentralet e vogla, që po ndërtohen në malin Sharr është në afërsi të burimit të lumit Shkumbin, nga ku qytetarët e Tetovës marrin ujë të pijshëm.
Inspektorët e mjedisit thonë se do të kontrollojnë në detaje të gjitha dokumentet e lëshuara, nga institucionet shtetërore, që lejojnë fillimin e punës ndërtimore të hidrocentraleve. Por, derisa zgjatë revizioni në dokumentacion, NPK e qytetit të Tetovës duhet ta mbrojë ujin e pijshëm të qytetarëve të saj.
“Ne kemi përcaktuar se, ai që është më i avancuari në ndërtim, e që ndodhet më lart në malin e lumit Pena ka mundësi potenciale për ndotjen e furnizimit me ujë të qytetit të Tetovës’’ deklaroi Ana Petrovska- U.D drejtore e Inspektoratit të mjedisit.
Inspektorati thotë se nuk do ta lejojnë ndalimin e furnizimit me ujë të qytetit, por gjithashtu pretendojnë se do të përpiqen që natyra të mos shkatërrohet. Ata do të kërkojnë nga qeveria lokale e Tetovës dokumentacionin nëse e kanë mbrojtur me kohë burimin e ujit të pijshëm.
“Qyteti i Tetovës deri më tani duhet të kishte krijuar një zonë sanitare për mbrojtjen e burimit të furnizimit me ujë. Unë nuk e di, por ne do të pyesim Komunën e Tetovës nëse është krijuar një zonë e tillë sanitare apo jo. Nëse nuk është, menjëherë do të kërkojmë dhe të jemi të sigurt që Tetova nuk do të ketë problem me furnizimin me ujë’ pohoi Ana Petrovska U.D Drejtore e Inspektoratit Mjedisor.
Nga Komuna e Tetovës nuk japin përgjigje nëse e kanë mbrojtur burimin Shkumbinit. Nga Ministria e Mjedisit, përgjegjëse për lidhjen e marrëveshjeve të koncesionit, thonë se është përgatitur një studim fizibiliti mbi ndikimin e hidrocentraleve në mjedisin jetësor. Janë dhënë leje për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në lumin Shkumbin , tre në vetë lumin dhe dy të tjerë në degët e tij.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...