Google ADS

Hidhet poshtë kërkesa e Gruevskit, Gjykata Supreme i vërtetoi dënimin

14:01 | 29 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën që ka parashtruar ish-kryeministri Nikolla Gruevski i dënuar për rastin “Dhuna në Qendër”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se Gjykata Supreme ka dorëzuar një vendim me të cilin kërkesa e Gruevskit, e paraqitur përmes avokatit të tij, “refuzohet si e papranueshme”.

Kujtojmë se për këtë rast Gruevski u dënua me një vjet e 6 muaj për shkak të protestave para objektit të Komunës Qendër, në vitin 2013, që për pak nuk u shndërruan në dhunë serioze.

Me të njëjtin aktgjykim janë shpallur fajtorë edhe ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë./Alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme