Hidhet nga kati i dytë i ndërtesës një person në Shkup

15:01 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Mbrëmë vonë një burrë nga Shkupi është hedhur nga ndërtesa, nën rrethana dhe motive akoma të panjohura.

Shkupjania B.N. mbrëmë rreth orës 23:00 ka paraqitur në polici se bashkëshorti i saj J.S 55-vjeçar është hedhur nga kati i dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I lënduari me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Klinikën për anestezion, reanimaciaon dhe mjekim intensiv”, thonë nga MPB.

Policia gjithashtu njofton se po merr masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme