Google ADS

Hetim për shtetasin kosovar i cili tentoi të bart kokainë në burgun e Idrizovës

19:34 | 1 Shkurt 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore Publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi kosovar për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale.

I dyshuari më 31 janar, në hapësirat e Entit ndëshkimor-përmirësues ‘Idrizovë’ në Shkup, gjatë vizitës të një personi të dënuar, ka tentuar të bart kokainë prej 89.96 gramë, njofton telegrafi maqedoni.

“Gjatë hyrjes në ent, i dyshuari zyrtarit policor i ka dorëzuar një paketë ku ka pasur edhe një pallto për të burgosurin. Pas kontrollit të paketës, në pjesën e brendshme të xhepit të palltos, në paketim është gjetur droga narkotike – kokainë”, shprehen nga Prokuroria.

Prokurori Publik gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit i ka propozuar t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për shkak të rrezikut nga arratisje ndërsa gjykatësi pranoi propozimin dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme