Mbrëmë në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër dhe menjëherë filloi e ashtuquajtura “heshtje zgjedhore”.
Sot, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme lokale kanë të drejtën e votës 1.882 persona që vuajnë dënimet në burgjet e vendit dhe personat të cilët ndodhen në paraburgim, po ashtu edhe personat me aftësi të kufizuara.Votimi sot, por edhe nesër në ditën e zgjedhjeve zyrtare, fillon në orën shtatë të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19 në mbrëmje.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e kanë 1.814.644 zgjedhës. Në lista zgjedhore janë regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 zgjedhës me qëndrim jashtë shtetit, ndërsa 1.882 janë në vuajtje të dënimit në burg ose ndodhen në paraburgim.Në zgjedhjet lokale marrin pjesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë nga 19 parti dhe koalicione.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez