Nga Këshilli Gjyqësor, i cili në raportin e Speciales është përmendur se kishte bashkëpunuar me politikën, për shembull, në zgjedhjen e Gjykatëses Sofia Laliçiq, morëm vetëm një qëndrim personal nga kryetari:
“Nuk kam koment. Për qëndrimin joprofesional të disa institucioneve nuk kam asnjë koment”, tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Derisa nuk e analizon raportin e Speciales, edhe njeriu i parë i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev, përmbahet nga komentet. Ne i kërkuam atij një mendim, sepse gjykatësja Laliçiq punon në këtë gjykatë, e cila në raportin e Speciales u akuzua për “ndërhyre dhe urgjenca të çfarëdo natyre”.
Nuk morëm asnjë qëndrim edhe nga njeriu i parë i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, për të cilin Specialja, ndër të tjera, thotë se ai “ka ndërhyrë te gjykatësit tjerë për raste dhe u ka sugjeruar për veprimin e mëtejmë”.
Për vlerësimin e përmbajtjes së raportit, por edhe formën e tij, deri tani është i përmbajtur edhe kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, i cili megjithatë e dha qëndrimin e tij personal.
“Nuk e di kontekstin e raportit, as të dhënat, të theksuara në këtë moment. Mbetet të shohim se cilët janë hapat e ardhshëm lidhur me këtë raport, e më pas do të ishim prononcuar më konkretisht. Unë jam për gjyqësor të pavarur dhe gjykatës me integritet”, tha Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve të RM-së.
Përveç instancave gjyqësore, pas raportit të djeshëm bombastik për gjykatësit, për informacione plotësuese nuk duan të flasin as në PSP.
Atje pyetëm, por nuk morëm përgjigje për atë – nëse përveç akuzave publike ndaj gjykatësve me detaje nga “bombat” a zhvillohen kundër këtyre personave procedura përkatëse – si në prokurori ashtu edhe në Këshillin gjyqësor.
Përveç Jovo Vangellovskit dhe Sofija Laliçiqit, të premten PSP-ja publikoi detaje nga bombat për ndikimin politik në karrierën edhe të dy personave tjerë. Anëtarja e Këshillit Gjyqësor Aleksandra Zafirovska akuzohet se i ka hapur gjerësisht dyert për ndikimet politike në gjyqësor. Svetllana Kostova, e cila u bë gjykatëse pas karrierës në
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës