Mënyra e zbatimit të heshtjes zgjedhore, e cila zgjat për gati tre ditë, duhet të zbutet, dhe fushata parazgjedhore duhet të zgjasë më shumë, por për të fituar cilësi.
Ky është mendimi i komunikologut Bojan Kordalov. Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune, që do të mbahen nesër në komunat e Shtipit dhe Plasnicës, pothuajse të gjitha institucionet dhe mediat në të gjithë territorin e vendit janë “të heshtura”. Kordalov beson se ligji parashikon heshtje për të parandaluar parregullsi të mundshme, ndikim dhe abuzim, por, thotë ai, është koha për ndryshim.
“Ngadalë, në përputhje, apo me kompromisin midis qeverisë dhe opozitës, ata duhet të ulen dhe të lirohen nga presioni për dy arsye – së pari sepse ne duhet të rritemi në mënyrë demokratike, të komunikojmë me qytetarët si njerëz të pjekur që kanë përvojë, dhe e dinë se çfarë duan dhe si do të votojnë. Çështja e dytë është sepse në 20 ditë të fushatës, siç kemi shpesh, është e provuar statistikisht dhe shkencërisht, por edhe faktet tregojnë se nuk është aq e lehtë të ndryshosh mendimin e qytetarëve, e lëre më në një ose dy ditë”-tha Bojan Kordalov, komunikolog.
Kjo është arsyeja pse ai thotë se është e nevojshme një fushatë që do të zhvillohet vazhdimisht, por që nuk do të ishte e ngarkuar, por e dozuar, do të përfshinte një dialog me qytetarët, dhe mediat do të impononin tema të rëndësishme për shoqërinë. Tani, me periudhën e kufizuar të fushatës, çdo zbutje e heshtjes mund të përdoret për paraqitje agresive politike.
“Në vend që të mos bëjmë asgjë për 48 orë, le të bëjmë një listë të gjërave që nuk duhet të bëjmë dhe gradualisht të arrijmë te ajo se besojmë në pjekurinë e qytetarëve, në gatishmërinë e shoqërisë dhe në demokratizimin, se asgjë nuk do të ndodhë në ato 48 orë, që quhet abuzim me procesin zgjedhor. Por, për momentin ligjet janë siç janë dhe duhet të respektohen. “Politikë, megjithatë, do të thotë të mendosh 10, 20, 30 vjet para kohe dhe të aplikohen inovacione”-theksoi Bojan Kordalov, komunikolog.
Për shkak të heshtjes zgjedhore, shumë institucione shtetërore paralajmëruan, por i anuluan konferencat për shtyp dhe ngjarje të tjera. Nga ana tjetër, mediat duhet të jetë krijuese në trajtimin e temave aktuale pa shkelur heshtjen. Nga ana tjetër, kryetarë të disa komunave të Shkupit u paraqitën në ngjarje sot, por deklaratat mund të transmetohen pas heshtjes. E gjithë kjo është vetëm për shkak të zgjedhjeve në dy komuna. Por, bashkëbiseduesi ynë Kordalov kujton se nuk duhet të ketë diskriminim pavarësisht ç[r çfarë lloj zgjedhjesh bëhet fjalë, si dhe në cilin territor dhe në sa territor realizohen. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë të mendimit se janë një institucion që funksionon në përputhje me Kodin Zgjedhor i cili parashikon heshtjen parazgjedhore./alsat
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...