Një rast tragjik ka ndodhur të marten në fshatin Sllatinë të Tetovës.
Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Organi i akuzës thekson se e ëma dhe e bija nuk kishin shenja të dhunës, shkruan KlanMacedonia.
Sipas të gjitha gjasave shkak i vdekjes është helmimi.
“Nga trupat e pajetë të viktimave janë marrë mostra për analiza plotësuese toksikologjike me qëllim të konstatimit të shkakut të helmimit. Tek trupat e pajetë nuk janë gjetur gjurma të dhunës. Gjithashtu me urdhër të Prokurorit Publik do të merren edhe mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët tjerë të familjes – babait dhe një fëmiu tjetër, për të kontrolluar prezencën eventuale të toksinave”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Tetovës dhe Ministrisë së Brendshme.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...