Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas të mekurën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultati i Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave, transmeton telegrafi.
Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.
Krahas Dimitrov, Maas pritet të takohet edhe me kryetarin, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin