Google ADS

Harxhohen vaksinat kundër gripit, drejtorët mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë

15:32 | 9 Nëntor 2018
A. B.

U harxhuan vaksinat e gripit gati në gjithë qytetet e Maqedonisë. Drejtorët e Qendrave të shëndetit publik për momentin janë në Ministrinë e Shëndetësisë ku mbahet mbledhje me qëllim të kërkojnë vaksina të reja. Për vetëm dy ditë që kur filloi vaksinimi kundër grimit, u harxhuan vaksinat në Qendrën e shëndetit publik në Veles.

“Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes “Termini im”, tashmë janë rezervuar. Shkojmë në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë të shohim se a do të ketë porosi të reja”, deklaroi për Nova, Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit furnizoi 41.000 vaksina nga ku 28.000 janë pa pagesë për persona mbi 65 vjet me pension mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

“10 Qendrat për shëndet publik kanë zbatuar në mënyrë të pavarur procedurat e furnizimit publik për 13.100 vaksina, si në vitet e kaluara, ndërsa sivjet janë siguruar 41.000 vaksina kundër grupit sezonal, gjegjësisht këtë vit numri i vaksinave është rritur për 45%, në krahasim me sezonet e kaluara”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi duhet të zgjasë edhe dy javë, ndërsa vaksinat u harxhuan. Nga Qendrat për shëndet publik thonë se këtë vit ka më shumë vaksinime nga vitet e kaluara, por interesi është më i madh për shkak të fushatës promotive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme