Mbi shtatë milion euro ka ndarë Bashkia e Shkupit gjatë pesë viteve të kaluar, për mbrojtje të ambientit jetësor, periudhë në të cilën shpesh është raportuar se Maqedonia është në mesin e vendeve më të ndotura në botë.
Por, më shumë se gjysma e kësaj shume ose gati katër milion euro, me rebalanc të buxhetit janë ridedikuar për vite tjera. Mjete për mbrojtje të ambientit jetësor, kanë ndarë edhe komunat tjera të Shkupit, për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe largimin e mbeturinave komunale.
Gjithsesi, edhe përkundër këtyre lëvizjeve ambicioze, masa konkrete dhe efekte për uljen e ndotjes së ajrit në vitet e kaluar nuk ka pasur. Në rajonin e Shkupit, 1205 persona në vjet e humbin jetën si pasojë e ndotjes së ajrit, ndërsa në rajonin e Tetovës në vit vdesin 265 persona si pasojë e ajrit të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dragan Gjorgjev, i cili është ekspert i fushës dhe kryetar i Këshillit për shëndet publik, deri tani ka marrë pjesë në hartimin e 4-5 planeve aksionare për luftë kundër ndotjes, thotë se deri asnjëri prej tyre nuk janë realizuar.
Në studimin “Zbatimi i metodave për vlerësimin e rrezikut në kushtet e ndotjes së lartë të ajrit në Maqedoni”, thuhet se numri i personave që ndërrojnë jetë nga ndotja e ajrit vazhdimisht rritet, edhe përkundër rritjes së buxhetit për menaxhim me ndotjen e ajrit.
Buxheti i programeve për ambientin jetësor gjatë pesë viteve të fundit ka shënuar rritje. Nga 3.75 milion denarë në vitin 2014, në 186 milion denarë në vitin 2019. Por fjalori i programeve nuk ndryshohet.
Programi për ambientin jetësor që e ka përpunuar Sektori për mjedis jetësor i Bashkisë së Shkupit nuk ka dallime të mëdha, gjatë tre viteve të fundit. Në fakt lexuesi i thjeshtë mund të mendojë se bëhet fjalë për program identik, pasi në përmbajtjen e tyre nuk është ndryshuar asnjë presje.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...