Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Federatës Pan–Shqiptare “Vatra” që është me seli në SHBA.
Haradinaj-Stublla gjatë nënshkrimit të memorandumit ka paralajmëruar se do të ngritet edhe një fond për shqiptarët në Mal të Zi.
Organizata “Vatra” mund të them lirisht që është ambasada e parë shqiptarë në SHBA. Kjo ditë për ne është e veçantë pas nënshkrimit të këtij memorandumi”.
”Sot kemi lidhur besën dhe fjalën zyrtarisht me “Vatrën”, do të krijojmë një program për të promovuar vlerat tona shqiptare”.
“Edhe marrëveshja e nënshkruar dje me Qeverinë e Shqipërisë për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës shënon një hap për forcimin e shqiptarëve ku do që janë, dhe këtë do ta bëjmë edhe për shqiptarët në Malin e Zi, ka qenë zotim i dy shteteve”, dhe për të përmirësuar gjendjen ku do të mbeten, njofton Klan Kosova.
“Është një ditë e veçantë sot që bashkë me “Vatrën” nënshkruajmë këtë memorandum. Do të krijojmë një program për të promovuar vlerat tona shqiptare. Marrëveshja për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës shënon një hap për forcimin e shqiptarëve ku do që janë dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre ku do që mbeten, këtë do ta bëjmë edhe për shqiptarët në Malin e Zi, ka qenë zotim i dy shteteve”.
Ndërsa kryetari i “Vatrës”, Elmi Berisha, është shprehur i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi.
“Kemi bashkëpunuar tash e 20 vite me Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar që t’i betonizojmë veprimet tona dhe një marrëveshje të tillë do ta kemi edhe më Shqipërinë”.
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli