Për të pestën herë në Vjenë është duke u mbajtur panairi i bizneseve shqiptare në Vjenë i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina nga disa sektorë si ndërtimtaria, IT, gastronomia, patundshmëria e fusha të tjera.
Përveç prezantimeve te prodhimeve vendore, në këtë panair do të mbahen edhe takime B2B për të forcuar bashkëpunimin dhe për të rritur eksportin e prodhimeve shqiptare në tregun e BE së.
Kryetari i Rrjetit Global të Biznezeve Shqiptarë në Austri, Yll Blakaj, thekson për RTK në, se ky panair është bërë traditë si dhe është një mundësi shumë e mirë për të gjitha bizneset nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Mali i Zi, binzneset shqiptare nga Austria dhe shumë shtete të Evropes ku ato mund të njihen me njeri tjetri, të shkëmbjenë kontakte dhe të fillojnë bashkëpunimet biznesore, duke synuar kështu rritjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e plasimit të prodhimeve në tregun evropian./rtk
Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, bllokada...
Votimi i 12 tetorit, KQZ-ja vendos për afatet e aktiviteteve...
Vdes një person nga rrokullisja e traktorit në afërsi të “Va...
“Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave”, Rama: ...
Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrint...
MPJD u bën thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes ...