Google ADS

Hapet fabrika për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë

17:02 | 13 Gusht 2022
K.B

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot u përurua fabrika e re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Ai tha se ky investim kap vlerën prej 130 milionë eurove.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri, fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës.  /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme