Google ADS

Han: Maqedonia dhe Shqipëria po përparojnë drejt BE-së

13:18 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë drejtë BE-së ka thënë  komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker theksoi 2025-tën si termin të mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas Han, asnjëri shtet nuk ka garanci se atëherë do të kyçen.

Hani në takimin me gazetarët ka theksuar se nëse vendoset afat konkret, ajo mund të jetë rrezik për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat nuk do ta arrijnë, të qëndrojnë në pritje dhe të bëjnë regres.

Ai ka shtuar se procesi i pranimit është proces i vazhdueshëm reformash, ndërkaq se cili shtet së pari do të bashkëngjitet, nuk është vendosur akoma.

Në shkurt, komisioni do të prezantojë strategji për Ballkanin perëndimor për forcim të mëtejshëm të perspektivës evropiane dhe për reformat e nevojshme në rajon.  Vlerësimi I pritshëm pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat janë në rrugën e duhur, duhet të sigurohen nga vendet anëtare në BE dhe të hapet rruga për fillimin e bisedimeve për pranim me Shkupin dhe Tiranën.

Moment pozitiv, që ka qenë i theksuar në takimet me Hanin në Tiranë, janë raportet e përmirësuara mes Greqisë dhe Maqedonisë. Me atë do të hapen mundësi për muajt e ardhshëm për fund eventual të bllokadës greke për shkak të çështjes afatgjatë rreth emrit me Greqinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme