Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, të enjten do të vizitoj Shkupin.
Në kuadër të vizitës së tij, ai do të takoj edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev me të cilin është parashikuar edhe konferencë e përbashkët për media pas përfundimit të takimit. Han do të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës. Vizita e Hanit vjen në një periudhë kur vendi po përballet me aferën e rastit “zhvatja” si dhe dështimit të dialogut politik mes pozitës dhe opozitës për të gjetur zgjidhje për ligjin e Prokurorisë Speciale.
Komesari Han, përpos Shkupit, do të vizitoj edhe Prishtinën dhe Beogradin. Vizita do të ketë karakter rajonal dhe do të fokusohet edhe për dialogun Prishtinë – Beograd. Hahn muajin e kaluar i bëri thirrje Serbisë që të përshpejtojë procesin e reformave dhe me vendosmëri më të madhe të punojë për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen demokratike.
Ndërkaq, Shkupi zyrtar këtë javë do të presë në vizitë edhe ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili do të viziton edhe Greqinë. Riker vjen për të diskutuar rreth çështjeve bilaterale dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së po ashtu, do të takoj edhe deputetët dhe përfaqësuesit e opozitës.
Riker më herët ka deklaruar se administrata në Uashington është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur dhe se procesi duhet të shkoj deri në fund dhe vendi të bëhet anëtare e 30 e NATO-s dhe t’i filloj negociatat për anëtarësim të plotë në BE./shenja
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...