Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

17:25 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme e ka pranuar ofertën përfundimtare të Halk Bank si më të favorshme.

Afati i fundit për implementim është dy muaj deri në marrjen teknike të Postës, përkatësisht implementimin e sistemit ekzistues që ka qenë në përdorim deri më tani.

Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut pasi që ka marrë pëlqimin e Bordit Mbikëqyrës i propozon Qeverisë që të jap pëlqim për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe SHA “Halk Bank”, raporton TV21.

Kujtojmë që pas falimentimit të Bankës Eurostandard Posta e Maqedonisë ndërpreu pagesat. Ndërkaq sot Bordi Drejtues i SHA “Posta e Maqedonisë” i kryesuar nga drejtori i ri Jani Makraduli si ofertë më të favorshme ka pranuar ofertën përfundimatare të Halk Bank.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme