Google ADS

Hajdari: Propozimi francez do të kalojë

10:24 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Analisti nga Shkupi, Fejzi Hajdari, është shprehur optimist se shumica e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do t’i japin dritë jeshile “propozimit francez”.

Hajdari i ka thënë gazetarit të njohur nga Tirana, Endri Xhafo, se protestat e organizuara në Shkup janë të koordinuara nga partitë maqedonase, në pushtet dhe opozitë.

“Jam optimist i madh se propozimi francez do te miratohet, kurse protesta e maqedonasve eshte e koordinuar mes partive maqedonase pozitë-opozitë dhe ka per qellim anashkalimin (mospërfshirjen) e gjuhes shqipe nga Propozimi francez. Fatkeqesisht partite shqiptare po bejne gabimin e radhes qe nuk harmonizuan qendrimet partiake, per futjen e gjuhes shqipe ne Propozim gjegjesisht vënien e shqipes në nje rrafsh me maqedonishten”, është shprehur Hajdari./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme