Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Hahn, i shoqëruar nga tre euro-deputetët Kukan,
Flekenshtejn dhe Vajgëll, në përfundim të takimeve maratonë me liderët politikë në Shkup, deklaroi qartë se BE-ja kërkon formimin sa më shpejt të një koalicioni të qendrueshëm që do të zbatonte reformat e prapambetura.
Me një ton korrekt ndaj të ashtuquajturës “Platformë të Tiranës” siç e quajnë protestuesit në rrugë, Hahn thekson se “të gjithë duhen të të përmbahen nga çfarëdo veprimi apo deklarate që nxit tensionet ndëretnike ose minon marrëdhëniet e mira të fqinjësisë”.
Në komunikatën e përbashkët përsëritet mesazhi direkt ndaj presidentit Ivanov që të tërheq vendimin e tij për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit.
Morena Taraku zbulon edhe një tjetër talent të saj
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik të Drenasit, arres...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...