Komisari Evropian për zgjerim Johannes Hahn për AIM tha se i vjen keq për mungesën e unitetit kombëtar për referendumin e marrëveshjes me Greqinë dhe ju drejtohet qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë dhe ta sigurojnë të ardhmen e shtetit.
Për Hahn, siç njoftojnë nga AIM, referendumi është zgjidhje midis të ardhmes drejt BE-së dhe izolimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është zgjidhje mes rrugës drejt të ardhmes së integrimeve të BE-së me benifite konkrete për qytetarët si dhe sundimit të ligjit, aktrativitet për investitorë e huaj dhe më shumë vend të punës dhe rrugë drejt izolimin, stagnimit dhe lëshimin e mundësisë së vetme për zhvillim tek fushat kyçe”, thotë Hahn.
Euro komisari këtë zgjidhje gjithashtu e krahasoi me zgjidhje mes koncepteve nacionale dhe integrimeve të BE-së dhe NATOs-s.
“Zgjidhje është mes mbajtjes së koncepteve të vjetra apo pranim të së ardhmes së shtetit, me reforma dhe integrime në BE dhe NATO si hap përfundimtar. Kjo nuk është e imponuar nga BE apo bashkësia ndërkombëtare. Integrimi euro-atlantike ishte vendos si qëllim strategjik që moti. Qytetarëve ju takon të vendosin se a do të kalojë kjo perspektëve për benefitet e saja apo jo”, thotë Hahn.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...