Hahn: Nënshkrimi i protokollit është kontribut për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

13:20 | 6 Shkurt 2019
V. S.

Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka përgëzuar për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Ju përgëzojmë. Një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë”, shkruan Hahn në Twitter.

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel u nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike. Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme