Ashtu siç bëri të ditur në Samitin e Londrës, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johanes Hahn do të nisë vizitën zyrtare në Tiranë më 17 korrik.
Vizita vjen pas vendimit të Këshillit që vendosi rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Hahn, eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore apo siç dhe njihet procesi “screening”.
Agjenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesë të qeverisë së Shqipërisë por jo me krerë të partive politike siç do të bëjë në Shkup.
Ai nuk do të ketë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, shkruan Top Channel.
Në Maqedoni, komisioneri Hahn do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, përfaqësuesë të partive politike dhe do të mbajë fjalën rasti në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian.
Por nuk do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, si në rastin e Metës në Tiranë.
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...