Hahn në Shkup, ai sot do të takohet me Pendarovskin, Zaevin dhe Mickoskin

09:41 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian (KE) prej sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet më zyrtarë shtetëror dhe me kryetar partish politike.

Ligji për Prokurorinë Publike, reformat në vend dhe fillimi i bisedimeve me BE-në janë temat që do të fliten në mes Hahn dhe zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, njofton telegrafi maqedoni.

Hahn gjithashtu do të diskutojë ëdhe për procesin e integrimit të vendit duke dhënë mesazhe të qarta për zyrtarët shtetërore për sundimin e ligjit, për reformat në gjyqësor, arsim, shëndetësi dhe shumë sfera tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme