“Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të inkurajojë zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan”, thotë euro-komisari për Zgjerim, Johahnes Hahn në intervistë për “Washington post”.
Hahn i cili javën e kaluar ishte në Uashington në bisedime me përfaqësues të qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, për Lindjen e Afërt dhe për Ukrainën, thotë se marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të SHBA-ve dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit disavjeçar mes Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se të dy palët janë të suksesshme. ShBA-të dhanë mbështetje të madhe për atë që sot ne e quajmë Maqedonia e Veriut”, theksoi Hahn.
Eurokomisioneri shpreson se mbyllja e kontestit të emrit do të jetë shembull edhe për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, duke përfshirë këtu dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj