Euro-komisari i lartë për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka deklaruar se marrëveshja e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të ketë një “efekt domino” në gadishullin ballkanik.
Hahn e bëri këtë koment gjatë një interviste për Financial Times ditën e martë. Hahn ndër të tjera tha se Marrëveshja e Prespës, e cila i hapi dyert ish republikës së jugosllave drejt NATO-s dhe BE-së mund të hapë dyert edhe për vendet e tjera.
Në të njëjtën intervistë ai tha se në Ballkanin Perëndimor janë rritur vlerësimet për rreziqet nga Rusia dhe janë nënvlerësuar ato që vijnë nga Kina. Hahn paralajmëroi vendet e Ballkanit që kanë marrë borxhe të mëdha nga Kina për projektet infrastrukturore.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë