Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Zoran Zaev. Hahn tha se gjatë javës së ardhshme në Bruksel do të mbahet takim, në të cilin do të diskutohet për përgatitjet për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Hahn edhe një herë ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë, që në referendumin e 30 shtatorit të dalin të votojnë dhe siç tha, të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Këto ditë në Shkup janë mbajtur “Ditët e medias” ku kanë marrë pjesë deri 300 përfaqësues mediatik. Shkupi është bërë i njohur ditëve të fundit për bashkësinë ndërkombëtare, për shkak të marrëveshjes së nënshkruar me Athinën. Më 30 shtator qytetarët do të kenë mundësinë ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Kjo është mundësi që vjen një herë në jetë. Dhe vendimi do të jetë me rëndësi edhe për fëmijët dhe ata të cilët akoma nuk kanë lindur. Është e rëndësishme të sigurohet se qytetarët duhet të sjellin vendim të pjekur”.
“Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është mbështetet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare. Dyert e BE-së janë të hapura, ndërsa ju mbetet juve të vendosni. Javën e ardhshme kemi një takim të rëndësishëm në Bruksel, ku do të diskutojmë për përgatitjet për fillimin e bisedimeve me BE-në. Mesazhi im është dilni votoni dhe bëni që të dëgjohet zëri juaj. Mendoj se jemi në fillim të një procesi gjithëpërfshirës”, tha mes tjerash Hahn.
Sa i përket qëndrimit të kryetarit të opozitës Hristijan Mickoski dhe presidentit Gjorge Ivanov, Hahn tha se ju ka përcjellur mesazhin se në këtë fazë nuk duhet të bëhen lojëra politike dhe se referendumi duhet të mbështetet dhe secila parti të merr pjesë.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare në këto momente është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe falënderoi BE-në për mundin që jep në prag të referendumit.
“Çdo takim me liderët evropian në këtë fazë janë të rëndësishme. Së shpejti do ta fillojë procesin e skriningut për anëtarësim në BE. Mbështetja miqësore është e mirëpritur, pasi na ndihmon të jemi më të përgatitur për fazën e fundit. Maqedonia dhe qytetarët e saj e vlerësojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformave dhe marrëveshjes me Greqinë. Unë kam vetëm fjalë miradije për Bashkimin Evropian. Qytetarët e Maqedonisë nuk janë ndjerë asnjëherë më të afërt se sa tani me BE-në. Hapin më të madh për anëtarësim në BE do ta bëjnë qytetarët më 30 shtator”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...