Hahn dhe Priebe të hënën në Shkup, në takime me liderët politik

10:53 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn dhe eksperti juridik Reinhard Priebe, të hënën do të arrijnë në Shkup ku do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësues të qeverisë dhe liderët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni Evropian njoftuan se Hahn vjen në Shkup për të mbajtur takime në të cilat do të bisedohet për plane dhe reforma të Qeverisë së re në Maqedoni.

Para vizitës Hahn tha se, qeveria dhe opozita duhet të fokusohen në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ta kthejnë Maqedoninë drejt rrugës së BE-së.

Sipas Hahn, Maqedonia me ndihmë të vazhdueshme nga BE-ja përfundimisht ka tejkaluar krizën politike përmes zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë.

Të hënën Shkup do të arrijë edhe Reinhard Priebe, i cili ka arritur në Ohër si ligjërues në Shkollën Verore për avokatët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme