Google ADS

Hahn: Deri në fund të vitit nevojiten rezultat konkrete në Maqedoni

16:43 | 20 Nëntor 2017
M. A.

Komisioneri për zgjerim dhe politik fqinjësore Johannes Hahn, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, por se deri në fund të vitit janë të nevojshme rezultate konkrete në sistemin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën publike.

“Nuk jam naiv, shumë vite jam në politik. Qëllimi do të arrihet nëse të gjithë lëvizin në drejtimin e duhur. I bëj thirrje opozitës që të jetë kritike në mënyrë konstruktive me qëllim që të arrihen të gjitha datat për përparimin e nevojshëm”, ka thënë Hahn, përcjellë Shenja.

Hahn tha se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimet që ndodhin në Maqedoni dhe se qëllimi do të arrihet kur do të fillojnë bisedimet. Sipas tij është arritur shumë por është e nevojshme që të vrapohet ehd kilometri i fundit i maratonës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme